Eko Higjiena

KF “Vllaznia” e Pozharanit rikthehet si anëtare e re e Ligës së parë të Kosovës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kjo skuadër e cila është njëra ndër ekipet më të vjetra të futbollit të Kosovës këtë sukses e arriti pas shumë përpjekjeve në kampionatet e kaluara dhe kështu me fitoren që të martën e arriti në përballje me rivalin direkt për rang më të lartë të garave ku në Ferizaj mundi Kastriotin vendas me rezultat 1:0 dhe arriti që të inkuadrohet në rangë më të lartë edhe zyrtarisht një xhiro para përfundimit të kampionatit.

Klubi futbollistik “Vllaznia” nga Pozharani një xhiro para përfundimit të kampionatit në Ligën e dytë futbollistike të Kosovës grupi B arriti që të siguroj titullin e kampionit në këtë ligë dhe kështu të fitoj statusin e anëtarit të ri të Ligës së parë futbollistike të Kosovës.

Vllaznia arriti që në xhiron e parafundit të kampionatit në këtë ligë ta mund në një ndeshje mjaft të fort të pëlqyeshme rivalin e saj në Ferizaj Kastriotin vendas me rezultat minimal 1:0 me golin e vetëm që e shënoi golashënuesi më i mirë i Vllaznisë, Feriz Frangu në minutën e 71 të takimit.

Skuadra pozharanase përkatësisht lojtarët e Vllaznisë u treguan shumë më të mirë në ndeshjen vendimtare se kush do të shkon direkt në Ligën e parë duke e mundur rivalin Kastriotin e cila edhe përkundër angazhimit nuk ia doli të fiton këtë takim dhe kështu pozharanasit me plotë meritë fituan këtë ndeshje dhe të drejtën për të bërë gara në rang më të lartë.

Mobi Casa

Se pozharanasit e merituan të fitojnë titullin e kampionit sivjet dëshmon fakti se ata gjatë tërë kampionatit patën vetëm dy humbje, dy barazime dhe duke fituar 22 ndeshje.

Madje pozharanasit sivjet arritën që konkurrentët për titull t`i mundin si vendas ashtu edhe si mysafir siç janë dy ekipet Kastriotin dhe Kamanicën.

Për këtë sukses të pozharanasve të cilët sivjet shënoj 41 vjetorin e themelimit, padyshim se pos të gjithë lojtarëve të Vllaznisë, meritë ka edhe udhëheqësja e kësaj skuadre me në krye kryetarin e ri, por shumë ambicioz të klubit, Shpend Musën, kryetrajneri i skuadrës Skender Hoxha, ndihmësi i tij Elmaz Halimi, trajneri i portierëve Hazir Alidema e meritë kanë edhe tifozët e kësaj skuadre “Ultras tigrat” të cilët kanë ndihmuar në çdo ndeshje me anim korrekt skuadrën e tyre të zemrës./aziz zuka/rajonipress/