ARKATANA

Mehmeti kthehet në Palermo

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Sulmuesit Agon Mehmeti i ka përfunduar huazimi tek Olhanense dhe pret të kthehet te Palermo kur të mbarojnë pushimet e verës.

Olhanense përfundoi e fundit në kampionatin portugez dhe nuk ia doli të siguronte ekzistencën.

Ndërkohë Palermo doli kampione e Serie B të Italisë dhe edicionin tjetër do të jetë pjesë e Serie A.
Mehmeti ka edhe dy vjet kontratë me Palermon.

Uji Dea

“Si qëndrojnë gjërat tash, unë duhet të kthehem te Palermo kur të përfundojnë pushimet. Është e mundur që klubi planifikon diçka tjetër, nuk e di”, ka thënë Mehmeti për mediumet suedeze.

Ai ka shënuar dy gola në kampionat dhe dy për kupë në Portugali. Ka munguar në shumë ndeshje me lëndime. Ai gjendjen tek Olhanense e ka përshkruar si kaotike.
“Unë jam paguar, por nuk kemi stërvitur një kohë të gjatë për shkak të vonesës së pagave për pjesën tjetër të ekipit. Për këtë arsye nuk është befasuese që nuk ia dolëm të siguronim ekzistencën”.

Mehmeti 24-vjeçar ka dy paraqitje për kombëtaren e Shqipërisë. Më herët ka luajtur për të rinjtë e Suedisë.
© KOHA.net