UBT

Berisha në përfaqësuesen “A” të Norvegjisë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mesfushori Valon Berisha të martën është ftuar në përfaqësuesen A të Norvegjisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të këtij vendi përmes sajtit zyrtar.

Në të vërtetë Berisha që luan për Salzburgun në Austri më herët ishte ftuar për përfaqësuesen U-21, por kaloi te përfaqësuesja seniore për shkak të mungesës së disa lojtarëve.

UBT

Norvegjia luan me Francën më 27 maj dhe me Rusinë më 31 maj. Berisha 21-vjeçar ka 11 paraqitje për Norvegjinë A dhe 13 të tjera për U-21.