ARKATANA

Shkolla “Nazim Hikmet” nga Dobërçani festoi ditën e shkollës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Të hënën, në prani të shumë nxënësve, mësimdhënëseve e prindërve në shkollën “Nazim Hikmet” u festua dita e shkollës, ku pas aktiviteteve sportive të nxënësve në futboll dhe në volejboll, u prezantua edhe një program kulturo-argëtues i përgatitur nga nxënësit dhe arsimtarët e shkollës.

Drejtori i shkollës Fadil Shabani, ndër të tjerash theksoi se në këtë vit shkolla jonë feston me një krenari shumë të madhe, sepse falë angazhimit të arsimtarëve dhe nxënësve, kemi korrur suksese shumë të mëdha në garat e ndryshme si në nivel të shkollës, ashtu edhe në nivelin komunal dhe republikan.

Nxënësit kishin thurrur poezi për sukseset e shkollës, kënga, vallja e recitimet jehonin deri në kupë të qiellit.

Rexhep Arifi mësimdhënës në këtë shkollë thotë se vërtet ndihen krenar me rezultatet e nxënësve të cilët kudo që kanë shkuar nëpër gara kanë arritur rezultate të lakmueshme.

Eco Higjiena

Në këtë manifestim, u ndanë edhe mirënjohje për aktivitetet dhe aktivistë të shumtë, që në forma të ndryshme kanë dhënë kontribute në arritjen e sukseseve të ndryshme.

Mirënjohje u nda edhe për Agjencinë e Lajmeve “RAJONIPRESS” për kontributin e dhënë për publikimin e aktiviteteve të shkollës në portalin online.

Mirënjohje u nda edhe për Shoqatën e Bashkatdhetarëve tanë në Zvicër e ku do në Diasporë, shoqatën “17SHKURT.CH”, të cilët në vazhdimësi po e ndihmojnë shkollën në veçanti dhe fshatin në përgjithësi.

Në fund të programit, u prezantua një valle shqipe dhe një valle turke, si dhe për mysafirët ishte përgatitur një koktej rasti./rajonipress/