Fundamenti

“Une Mundem” – projekt i suksesit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në lokalet e Teatrit të qytetit të Gjilanit u mbajt konferenca e parë për media e projektit “Unë Mundem”. Në mesin e shumë mediave të pranishëm ishin edhe zyrtarë të lartë të UNICEF – it, përfaqësues të Innovation Lab Kosovo, përfaqësuesja nga zyra e kryetarit të komunës së Gjilanit zonja Gëzime Idrizi, drejtori i sektorit të rinisë në këtë komunë z. Bujar Haziri si dhe qytetarë të tjerë.

Në këtë ngjarje u shpalos puna e deritanishme e këtij projekti si dhe planet për të ardhmen. Projekti “Une Mundem” që si produkt ka uebfaqen www.unemundem.com është zhvilluar nga grupi “HORIZONT” i cili përbëhet nga tetë anëtarë ku shumica nga ta janë studentë në Universitetin e Prishtinës, kryesisht nga lëmia e teknologjisë.

Ky portal është një urë lidhëse ndërmjet personave që ofrojnë shërbime siç janë personat me zanate ose profesione të ndryshme si dhe atyre që kanë nevojë për ato shërbime.

Duhet thënë se ky portal vjen si risi në tregun kosovarë, ku për herë të parë të gjithë ata që kanë aftësi për të kryer ndonjë punë atë mund ta bëjnë duke u regjistruar në këtë portal. Njëkohësisht ky portal u lehtëson qytetarëve mënyrën e kërkimit të shërbimeve të nevojshme për ta, ku vetëm me një kërkim të thjeshtë mund ta gjejnë personin adekuat.

Uji Dea

Deri më tani ky portal përmban rreth 1000 persona të regjistruar në përbërje të të cilit ka edhe qytetarë nga komunitetet pakicë dhe çdo ditë vazhdon të ketë regjistrime të reja. Uebfaqja është pritur mjaftë mirë nga qytetarët dhe këtë më së miri e pasqyron edhe fanpage në facebook (https://www.facebook.com/unemundemks) ku ka interesim mjaftë të madh të qytetarëve.

Duke i parë këto statistika arrijmë në përfundim që projekti ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe po ecen me hapa të sigurtë drejt realizimit të objektivave.

Gjatë fjalimit të mbajtur nga zonja Idrizi si dhe zoti Haziri u premtua mbështetje e mëtutjeshme e këtij projekti si dhe premtuan bashkëpunim të ndërsjelltë.

Përveç unicitetit këtë portal e karakterizon: thjeshtësia, besueshmëria si dhe puna serioze e me plot përkushtim e anëtarëve të stafit. Ky projekt u mbështet financiarisht nga Innovation Lab Kosovo./rajonipress/