UBT

Komisioni Evropian miraton zyrtarisht projektin për renovimin e Shtëpisë së Kulturës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Shtëpia e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” është përballuar për vite të tëra me një gjendje jot ë mirë, si në hapësirën për aktivitete kulturore, po ashtu edhe në parakushtet për organizimin e shfaqjeve dhe koncerteve në sallë. Një projekt i cili parasheh renovimin e hapësirave në këtë objekt, ka gjetur përkrahje nga Komisioni Evropian i cili dje ka njoftuar përmes një shkrese Institucionet komunale të Vitisë, se do të mbështesë këtë projekt.

Drejtoresha për Kulturë Rini e Sport në Viti Kaltrina Sylejmani, ka theksuar se realizimi i këtij projekti konsiderohet shumë i rëndësishëm, pasi që do të ofrojë kushte shumë më të mira si për shoqëritë, ansamblet e grupet artistike edhe për zhvillim normal të ushtrimeve dhe aktiviteteve tjera, po ashtu edhe për promovimin sa më të suksesshëm të punës së tyre. “Sot zyrtarisht u njoftuam se projekt propozimi për Shtëpinë e Kulturës “Gursel dhe Bajram Sylejmani” është mbështetur nga Komisioni Evropian.

Mobi Casa

Ky projekt për renovimin gjeneral të Shtëpisë së Kulturës, do të mundësoj renovimin e hapësirave të vjetra dhe krijimin e hapësirave të reja për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, rinore e sportive”, është shprehur drejtoresha Sylejmani.

Ajo ka falënderuar përfaqësuesit e komisionit evropian për mbështetjen e 2 projekt propozimeve, të Shtëpisë së Kulturës dhe Sheshit “Nijazi Azemi” në qendër të qytetit të Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.