PDK: Qeveria komunale po tregohet neglizhente, ka dështuar në Gjimnazin “Kuvendi Lezhës”
Gjilan – Inspeksioni Sanitar ka lëshuar një vendim për mbylljen e Gjimnazit “Kuvendi Lezhës” në Viti, për shkak të kushteve të tmerrshme sanitare që mbretërojnë aty, krejt kjo për shkak se qeverisja komunale është treguar neglizhente dhe nuk ka treguar kujdes për shëndetin e qindra nxënësve që mësojnë aty.
Komuna është kërcënuar nga Inspeksioni Sanitar me mbylljen e shkollës për kushte të palejueshme higjienike kishte angazhuar drejtor shkollash, aktivistë e simpatizantë partiak për sanimin e gjendjes katastrofale në këtë shkollë dhe lyerjen e saj, në vend se këto punë të kryhen nga ndonjë kompani profesionale, me kohë pa filluar viti shkollor dhe mësimi.
Kryetari i Komunës e ka huqur vazhdimisht caktimin e prioriteteve në interes të qytetarëve të Komunës së Vitisë, sepse më me rendësi është shpenzimi i parasë publike në fasadimin dhe kushtet higjienike nëpër shkolla se sa mini parqet me bar apo çmimet e blera si “Misionarë i Paqes së OKB-së” e “Doktor Honoris Causa” dhe se angazhimi shkel e shko i aktivistëve partiak ngjan me të kaluarën jo fort të largët kur aktivistët partiak angazhoheshin nëpër aksione vullnetare.
Qeveria komunale dhe Kryetari Sokol Haliti dështimin e tyre po mundohen ta paraqesin si sukses me aksione vullnetare partiake “alla komuniste”, siç do herë edhe me premtimet e panumërta të cilat ka dështuar t`i përmbushë thuhet në reagimin e degës së PDK-së në Viti./rajonipress/


