Fundamenti

Provimi Shtetëror i Maturës më 14 dhe 28 qershor

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor do të shtyjë për një javë, mbajtjen e Provimit Shtetëror të Maturës. Zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa, njëherit edhe kryetar i Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës, konfirmoi për Radio Kosovën, se datat do të ndryshojnë, për arsye se Qendrat e Testimit, që janë shkollat, do të shfrytëzohen edhe për Qendra të Votimit.

Ndërkohë, ai bëri të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për mbarëvajtjen e provimit shtetëror të maturës, ku pritet t’i nënshtrohen rreth 43 mijë maturantë.

Në planet dinamike të Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës ishte paraparë që dita e parë e mbajtjes së testit të maturës, të jetë 7 qershori, kurse dita e dytë 21 qershori.

Por, me shpalljen e zgjedhjeve që do të mbahen më 8 qershor, këto data do të shtyhen për një javë.

United Hospital

Zëvendësministri i arsimit, Nehat Mustafa, tha për Radio Kosovën se shumë shpejt do të merret vendimi për zhvendosjen e datave, duke bërë të ditur se testi do të mbahet më 14 dhe 28 qershor.

“Do t’i zhvendosim të gjitha datat e parapara për provimin e maturës për një javë, që do të thotë që dita e parë në vend të 7 qershorit do të jetë më 14 qershor, e dyta më 28 qershor dhe data e publikimit të rezultateve do të shtyhet për një javë”, tha Mustafa.

Zëvendësministri Mustafa, bëri të ditur se Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës, ka bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e Testit, pavarësisht faktit se këtë vit do të ketë dyfishim të numrit të maturantëve, të cilët do t’i nënshtrohen provimit.

Matura këtë vit nuk do të ketë ndryshime, pasi Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i bëjë ndryshimet në Ligjin për Maturën. Këtë vit pritet që Testit të Maturës t’i nënshtrohen rreth 43 mijë maturantë, që është grumbullim i dy gjeneratave, pasi është hequr klasa e 13-të. Ndërkohë, kushti për të kaluar provimin e maturës është 50 për qind nga numri total i pikëve.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.