Nexhmije Pagarusha mbushi 81 vjet
Diva e muzikës shqiptare ka lindur në fshatin Pagarushë të Malishevës. Ajo ka nisur karierën e saj muzikore si këngëtare në Radio Prishtinë në vitin 1948.Puna e saj muzikore krijuese zgjati për gati 40 vjet.
Këngëtarja e njohur shqiptare Nexhmije Pagarusha ka festuar sot ditëlindjen e saj. Bilbili i këngës shqipe ka mbushur plot 81 vjet jetë të mbushura me një karrierë të gjatë dhe të begatë artistike.
Me rastin e këtij përvjetori artisti Afrim Spahiu, ish xhirues filmi në RTP-së dhe drejtor fotografie në Kosovafilmi ka përkujtuar një moment me divën e muzikës shqipe, përmes rrjetit social facebook duke i uruar asaj shëndet. Ai ka postuar një fotografi të realizuar rreth katër dekada më parë, ku spikatet figura e këngëtares Pagarusha.
“Çfare bukurie artistike… Flet fotografia vetë… Sot feston ditlindjen e 81 “Bylbyli i Kosovës” ,zonja Nexhmije Pagarusha,Urime , shëndet dhe jetë në vazhdimësi, qofsh gjithmonë si në fotografinë që kam realizuar në studion e parë të RTP më 1975 me rastin e inaugurimit të Televizionit të Prishtinës…” ka shkruar Spahiu përmes rrjetit social facebook.
Fotografi e realizuar nga Afrim Spahiu në vitin 1975
Nexhmije Pagarusha ka lindur në fshatin Pagarushë të Malishevës. Ajo ka nisur karierën e saj muzikore si këngëtare në Radio Prishtinë në vitin 1948.
Puna e saj muzikore krijuese zgjati për gati 40 vjet, dhe është shumë e vështirë për të thënë, se cilave zhanre të muzikës i takon, pasi ajo këndoi pothuajse për të gjithë. Interpretimet e saj në muzikën popullore ishin të përsosura sikurse interpretimet e saj në muzikë klasike, sidomos operë. Pagarusha është i dashur nga kritikët e muzikës dhe admiruesit e muzikës. Ajo është quajtur Bilbili i Kosovës,Mbretëresha e muzikës Shqiptare, Madam Butterfly, etj
Pagarusha fitoi popullaritet të madh jo vetëm në vendin e saj, por edhe në vende të tjera evropiane, si Shqipëri, Maqedoni, Bosnjë e Hercegovina, Bullgari etj Ka udhëhequr disa turne me ansamblin muzikor Shota në këto vende, si dhe në Izrael. Në Kosovë, ajo fitoi titullin “Këngëtare e shekullit”.
Kënga Baresha është njëra ndër këngët më të popularizuara të saj. Ajo është kompozuar nga bashkëshorti i saj Rexho Mulliqi ndërsa teksti është shkruar nga shkrimtari Rifat Kukaj.
Ajo ka përfunduar karierën muzikore në vitin 1984 pas mbajtjes së koncertit të madh në Sarajevë. Në vitin 2000 Pagarusha këndoi këngën Për ty (“For you”) në një shou televiziv shqiptar, pas 16 vjetësh mungese në skenë. Tani ajo punon si këshilltare për muzikë në Radio Kosova dhe Radio Blue Sky.
Nexhmije Pagarusha është nderuar me çmimin “Nderi i kombit” nga presidenti i Shqipërisë Bujar Nishani në nëntor të 2012-ës. Ndërsa ditë më parë ajo fitoi shtetësinë e Shqipërisë duke u pajisur me pasaportë shqiptare./KultPlus.com


