Mobi Casa

Edona Zeka e treta në “Ars Kosova”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në garën ndërkombëtare “Ars Kosova”, ku kanë marrë pjesë garues të ndryshëm nga vendi dhe shtete te tjera Edona Zeka, nga Gjilani ka arritë të jetë e radhitur e treta në degën e instrumentit të flautit.

Edona Zeka, është nxënëse e klasës së VII-6 në Shkollën e Mesme të Ulët “Abaz Ajeti” në Gjilan. Që nga klasa e parë e deri më tani ka treguar sukses të shkëlqyeshëm dhe është shembull në klasë dhe në shkollë, ndërkohë që ajo ka arritë suksese të shkëlqyeshme edhe në shkollën e muzikës.

Përveç mësimit të rregullt Edona në vazhdimësi ka treguar dëshirë të veçantë edhe për disa lëndë tjera ku ka ndjekë mësimet plotësuese. Interesim të veçantë ka treguar për lëndën e muzikës. Dëshira dhe talenti i sajë ka ndikuar që prindërit ta orientojnë të ndjek mësimet edhe në shkollën e muzikës, ku ndjek mësimet në instrumentet frymore gjegjësisht flautin. Edhe në shkollën e muzikës Edona ka arrite të jetë e shkëlqyeshme.

Përveç që ka treguar sukses të shkëlqyeshëm Edona ka marrë pjesë edhe në gara të ndryshme ku ka treguar rezultate të lakmueshme.

Uji Dea

Garën ndërkombëtare e organizuar nga “Ars Kosova” në Prishtinë, e që kishte karakter ndërkombëtarë, ku morri pjesë edhe Edona, kishte një konkurrencë shumë e fortë. Në këtë sfidë Edona, me instrumentin e flautit arrit qe me vlerësimin e jurisë profesionale të shpërblehet me vendin e tretë.

Pjesëmarrësit në këtë garë me instrumente të ndryshme u shpërblyen nga vendi i parë deri tek i treti me mirënjohje.

Suksesi i Edona Zekës në “Ars Kosova”, do të jetë inspirim edhe për suksese të tjera. Talenti i saj, është garanc se Edona Zekën, shumë shpejt do ta shohim edhe në gara tjera ndërkombëtare./ismet azizi/rajonipress/