ARKATANA

Fitues të Muzës, Sarë Gjergji e Bujar Salihu

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zhegër – Sot Zhegra ishte vendi më i nderuar nga krijuesit tanë të ardhur nga Presheva, Bujanoci, Metvegja, por edhe nga meset tjera të Kosovës, si nga Prishtina, Vitia etj. Ishte një orë e madhe letrare, e cila e nderoi heroin e kombit, Agim Ramadanin, i cili, pos jetës ushtarake, ai u mor edhe me artin letrar. Siç dihet, ai la pas vetës librin me poezi “Një jetë tjetër”, vepër kjo që pasqyron botën e tij poetike të heroit të kësaj ane të Malësisë së Karadakut. Juria e përbërë nga Shefik Shkodra, Shukrije Ramadani dhe Bilall Haliti, shpallën fitues dy kandidatë: Sarë Gjergjin dhe Bujar Salihun.

Po këtë vepër poetike të Agimit e ka përkthyer në gjuhën angleze profesoresha e gjuhës angleze, Shqipe Husaj nga Peja.

Pra, Agim Ramadani la vepra jetësore, të cilat e madhërojnë emrin e tij në shume fusha të dije. Si herave të tjera, edhe kësaj here ora e madhe letrare “Muza e Agimit”, që u mbajt në Shkollën fillore “Agim Ramadani” në Zhegër, nisi me Manifestimin tradicional kulturor “Ditët e Agimit 2914”, manifestim që të zgjas edhe të shtunën me programin qendror që fillon nga ora 16-të të ditës.

ARKATANA

Kësaj herë, në orën e Madhe letrare, punimet letrare i lexuan afro 23 krijues, tashmë emra të njohur të jetës kulturore të kësaj ane si: Sabit Rrustemi, Bilall Maliqi, Bilall Haliti, Shefik Shkodra, Sarë Gjergji, Isak Ahmeti, Ibrahim Kadriu, Bujar Salihu, Nehat Ramizi, Arsim Halili, Rexhep Abazi, Zeqir Fazliu etj.

Juria e përbërë nga Shefik Shkodra, Shukrije Ramadani dhe Bilall Maliqi, shpallën fitues dy kandidatë: Sarë Gjergjin dhe Bujar Salihun.

Orën e Madhe letrare “Muza e Agimit” e udhëhoqi Tahir Arifi, profesor nga Gjilani. /tefik selimi/rajonipress/