ARKATANA

Sabit Rexhepi kalon në VV, zhgënjehet në Lutfi Hazirin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sabit Rexhepi, tha se kanë kaluar pesë muaj që kur Gjilani e ka zgjedhur Kryetarin e Komunës i cili pati premtuar shumë e nuk ka bërë ende asnjë punë që ua lehtëson jetën qytetarëve që i besuan premtimeve të tij.

“Shumë të reja e të rinj, nxënës, studentë, intelektualë e ekspertë të fushave të ndryshme, bujq e pensionistë po na bashkohen – vazhdoi Kurteshi më tej. Qëllimi i tyre dhe i yni është që nën shembullin e mirëqeverisjes në Komunën e Prishtinës dhe modelit e alternativës së VV!-s ta ndryshojmë të gjithë Kosovën ka thënë Ismajl Kurteshi.

“Nga anëtarësimet e shumta që ndodhën ditëve të fundit është edhe anëtarësimi i dy veprimtarëve të çështjes kombëtare, Sabit Rexhepit, kryetar i shoqatës së të Burgosurve Politik dhe, Shemsedin Hoxha ish i burgosur politik, të cilët besojnë në Alternativën e Lëvizjes dhe janë plotësisht të pakënaqur me rrjedhat politike dhe ekonomi”- tha Ismajl Kurteshi derisa i prezantonte të sapoardhurit.

ARKATANA

Sabit Rexhepi, në fjalën e tij theksoi faktin se kanë kaluar pesë muaj që kur Gjilani e ka zgjedhur Kryetarin e Komunës i cili pati premtuar shumë e nuk ka bërë ende asnjë punë që ua lehtëson jetën qytetarëve që i besuan premtimeve të tij.

Premtimet e tij – vijoi Rexhepi – i ngjanin premtimeve që aktualisht po i bën Kryeministri në ikje vetëm që t’i fitoj zgjedhjet edhe pse e di se pjesa më e madhe e tyre janë të parealizueshme. Qytetarët e Gjilanit po e kuptojnë se pushtetarët aktual nuk po dallohen nga ata që ikën dhe se problem nuk është vetëm mungesa e fondeve por edhe e vullnetit për punë i udhëheqjes së re – përfundoi Sabit Rexhepi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.