Mos provoni me mocion
Edhe pse thuhet se është arritur një marrëveshje ndërmjet liderëve partiakë që zgjedhjet parlamentare të mbahen me 8 qershor, është Lidhja Demokratike e Kosovës e cila po insiston me çdo kusht që Kuvendi i Kosovës të shpërbëhet sa më shpejt në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të menjëhershme.
Megjithatë kësaj përpjekje i është përgjigjur Partia Demokratike e Kosovës. Zyrtarët e kësaj partie thonë se LDK-ja nuk e ka fuqinë politike që ta rrëzojë qeverinë as me shpërbërje të Kuvendin e as me mocion mosbesimi, prandaj më mirë, sipas tyre, është të ndryshohet Kushtetuta e më pastaj të shkohet në zgjedhje edhe me dëshirën e kryeministrit Hashim Thaçi..(Zëri)


