Fundamenti

Lenjani: Këshillat e fshatrave duhet të fuqizohen dhe të kenë kompetenca shtesë

/ 1 minutë lexim
United Hospital

Gjilan – Selver Lenjani që është përfaqësues i këshillit të fshatit Karaqevë thotë se Këshillat e Fshatrave mund të japin kontribut të madh në demokratizimin e qeverisjes komunale dhe ndihmojnë në lehtësimin e problemeve dhe kërkesave që mund të kenë qytetarët tek pushteti.

“Megjithatë unë mendoj se këto këshilla të fshatrave duhet të fuqizohen edhe më shumë dhe të kenë edhe më tepër kompetenca. Përgjegjësit e këtyre Këshillave nuk duhet të shikohen vetëm si urë lidhëse nga qytetari tek pushteti, por duhet të jenë edhe vendimmarrës në çështje të caktuara”.

ARKATANA

Lenjani mendon se Këshillat e Fshatrave janë një mekanizëm i fuqishëm që bartë porosi e përgjegjësi të mëdha, vetëm se këto atribute duhet të kanalizohen në mënyrë të drejtë. “Ne jemi dëshmitar të shumë aktiviteteve që kanë zhvilluar këto këshilla. Tani i mbetet vet përfaqësuesve të fshatrave që të punojnë në dobi të komunitetit të tyre i cili para se gjithash është i interesuar ta bëjë jetën më të lehtë dhe më të avancuar” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.