UBT

Naser Osmani në duar të policisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti nga radhët e LDK-së, Naser Osmani, për të cilin policia dje kishte dhënë një urdhër për arrestimin e tij, tashmë ndodhet në duart e policisë. Ai ka hyrë në Kosovë në orën 6 e 30 minuta të mëngjesit të sotshëm dhe menjëherë është kapur nga policia. Tashmë ai po merret në pyetje nga hetuesit e rastit në Prishtinë.

Zyrtarë të LDK-së dje përmes një komunikate për medie njoftuan se Naser Osmani ndodhej jashtë vendit dhe se ai vetë do t’i përgjigjej ftesës së policisë posa të kthehej në vend. Merret vesh se ai ka qenë në Shqipëri.

Eco Higjiena

Naser Osmani dhe 16 të tjerë dyshohen për krim të organizuar, konkretisht në rastin e privatizimit të fabrikës së armaturës FAN, në Podujevë.

Dje janë arrestur Shkelzen Lluka, drejtor menaxhues në AKP në mes të 28.01.2011 deri më 26.01.2014, Naim Avdiu, zëvendësdrejtor menaxhues në AKP nga 2008 deri 2011, Melita Ymeraga, udhëheqëse e njësisë së monitorimit, Ardian Kelmendi, u.d. i kryesuesit të zyrës së monitorimit, aktualisht në AKP punon si kryesues i njësisë për likuidime, Nehat Islami, punëtor në AKP nga 2009 – 2010, përgjegjës për monitorimin në FAN (Fabrika e armaturës në Podujevë), Kreshnik Lleshi, që ka punuar në AKM si zyrtar monioturomimi (tetor 2007- qershor 2008), pastaj në AKP (tetor 2008-korrik 2009) si zyrtar i monitorimit (shkurt 2009 – prill 2009 u.d. i kryesuesit se njësisë së monitorimit), si dhe Agron Kamberaj që ka punuar në AKM si kryesues i njësisë së monitorimit në periudhën 2005-2008 dhe në AKP në të njëjtën pozitë tetor – dhjetor 2008. /Koha/