ARKATANA

Fotografitë, pasuria e Hazir Rekës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Fotografia është pasuria e tij më e çmuar. Kur ishte kthyer nga Maqedonia në shtëpinë e tij kishte kërkuar vetëm një gjë, filmat.

Brenda tyre fshihet historia e para dhe gjatë luftës së Kosovë. Përmes fotografisë, siç e quajnë të gjithë, maestro Hazir Reka, ka dokumentuar ngjarjet më të rëndësishme që e kanë përshkuar Kosovën mes viteve 1984 dhe 2008.Kësaj periudhe kohore i vë pikën një fotografi tek “NewBorn”-i, ku qytetarët festonin pavarësinë e Kosovës.

Reka ka filluar punën si fotograf në “Bota e re”, e më pas kishte vazhduar me “Zërin e Rinisë”. Ka punuar në shumë agjenci të botës, ndërsa nga viti 1998-të është fotograf i “Reuters”-it.Fotografitë e tij kanë shëtitur botën dhe janë botuar në revistat e gazetat më të mëdha botërore.

FIDANISHTJA

Zëri: Si e kujtoni fotografinë e parë që e keni publikuar?

Reka: Fotografinë e parë e kam botuar në vitin 1982 në gazetën “Zëri i Rinisë”. Ka qenë ditë e premte kur e kam marrë “Zërin i Rinisë” dhe e kam parë fotografinë, ka qenë shumë emocionuese. Asnjëherë nuk kam menduar që do ta shihja fotografinë time të botuar në gazetë, veç kësaj e kisha edhe emrin aty….(Zëri)