Eko Higjiena

Manovra në shishe

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Veton Surroi, shkruan sot në “Koha Ditore”, pse janë mashtrim iniciativat për ulëset e minoriteteve në Kuvend dhe të ndërrimit të emrit të FSK-së. Ky pushtet po largohet dhe si çdo pushtet i kësaj natyre (të kontrollit jodemokratik të shtetit) po largohet me gjëmë.

Gjatë javës së shkuar me presion të theksuar ndërkombëtar e me iniciativën e detyruar dhe formale të këtij pushteti, Kuvendi i Kosovës miratoi masat e jashtëzakonshme ndaj sistemit të deritanishëm të drejtësisë dhe hapi rrugë që të vendoset një sistem shtesë i ndjekjes penale të banorëve të Kosovës, shumica sish të dyshuar si kriminelë dhe njëkohësisht udhëheqës të partisë së deritanishme në pushtet.

Mobi Casa

Për këtë javë ky pushtet në largim po paralajmëron kombinimin e dy iniciativave të reja e të shpejta legjislative.
Në njërën do të propozohej që pjesëtarëve të komuniteteve pakicë në Kuvend t’u sigurohej edhe një mandat shtesë i kombinimit të ulëseve të garantuara dhe atyre të rezervuara.

Në tjetrën, gjoja si kundërshpërblim që do ta bënin deputetët e tanishëm të komuniteteve pakicë, do të miratohej formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK).