ARKATANA

Pacolli presidenti më i mirë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, mendon se Zëvendëskryeministri aktual i Kosovës, Behgjet Pacolli do të ishte më i miri në udhëheqjen e shtetit.

Edhe pse Pacolli një ditë më parë, nuk pati fjalë të mira për Del Ponten, ajo duket se ia kthej me lëvdata.

“Zotri Pacolli është biznesmen i njohur jo vetëm tek ju në Kosovë por edhe në biznesin ndërkombëtar. Pa qenë i pasur në krye as në gjep s’ mund të jesh i pasur. Prandaj, Pacolli për mua mund të jetë president dhe mund ta drejtoj vendin më mirë se të gjithë. Ku është ajo e mire që Kosova të ketë më shumë Pacolla”, tha Del Ponte, për “Presheva Jonë”.

FIDANISHTJA

Ndryshe, dje në një status të publikuar në rrjetin social Facebook, Pacolli e kritikoi Del Ponten si anti-shqiptare, madje edhe tha se ajo është “ e mallkuar nga shumë familj për të bëmat e saj”.

Kurse rreth hetimeve mbi “trafikun e organeve” Del Ponte në vazhdim ka pohuar se “do të thyejnë dhembët kot, nuk do të dalë asgjë nga hetimi për trafikim të organeve në Kosovë”.

Se a ka pasur dhe a ka pretendime të jetë pjesë e Gjykatës Speciale të Kosovës del Ponte është shprehur se “unë e kam kryer me Kosovën. Tash kam një mision tjetër në Siri ”.