UBT

AAK: Thaçit, mandati i tretë ia ka turbulluar mendjen

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, ka reaguar ndaj aktiviteteve të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, sidomos “premtimeve” të tij rreth arsimit, gjatë aktiviteteve të fundit nëpër Kosovë.

“Të gjithë tanimë e dinë se gjendja në arsimin e Kosovës, me qeverisjen Thaçi nga viti 2008, ka shënuar degradim të përmasave të papara deri më tani”, thuhet në kumtesën e AAK-së.

United Hospital

Kjo për faktin se sipas AAK-së, sot në universitetin më të madh të vendit, në Universitetin e Prishtinës, në një metër katror, i ndjekin studimet 4 studentë, kurse rangimi i tij në vendin e 8066 në mesin e 22 mijë universiteteve, flet për prioritetet e kryeministrit në këtë fushë dhe për “kontributin” e pakontestueshëm të Qeverisë së Kosovës .

“Është e qartë se dëshira që me çdo kusht ta fitojë edhe mandatin e tretë, ia ka turbulluar mendjen. Në fushën e bujqësisë, veterinarisë dhe përpunimit të ushqimit, që është prioritet i Kosovës, studimet i ndjekin 4 për qind të studentëve, kurse në fushën e gjeologjisë, xehetarisë dhe metalurgjisë, ku Kosova ka resurse më të mëdha në rajon, më pak se 4 për qind”, përfundon komunikata. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.