UBT

Ahmeti: Mos i dëmtoni shtretërit e lumenjve

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Drejtori i Inspeksionit, Skender Ahmeti tha se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës kjo drejtori ka ndërmarrë aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës në Viti ku vetëm gjatë muajit Mars-Prill janë zënë gjatë eksploatimit të dheut nga shtrati i lumit “Morava” dhe Gilbushi tre keqpërdorues.

Me qëllim të parandalimit të degradimit dhe eksploatimit të dheut nga shtretërit e lumenjve të komunës së Vitisë, Drejtoria e Inspeksionit të kësaj Komune ka ndërmarrë aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës për të parandaluar një gjë të tillë. Me këtë rast vetëm gjatë muajit mars dhe prill janë iniciuar tri raste të tilla.

Drejtori i Inspeksionit, Skender Ahmeti tha se duke u bazuar në Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës kjo drejtori ka ndërmarrë aksione të përbashkëta me Policinë e Kosovës në Viti ku vetëm gjatë muajit Mars-Prill janë zënë gjatë eksploatimit të dheut nga shtrati i lumit “Morava” dhe Gilbushi tre keqpërdorues.

United Hospital

“Drejtoria jonë është e përkushtuar që të parandaloj degradimin dhe eksploatimin e materialeve inerte nga shtretërit e lumenjve, në këtë drejtim Inspektorët tanë dhe Policia e Kosovës kanë ndërmarrë disa aksione ku janë zënë qytetarë të pandërgjegjshëm në marrjen e dheut që më pas kanë pasur si destinacion shitje, dhe nga kjo gjatë këtij viti kemi iniciuar 3 raste në gjykatë” u shpreh Ahmeti.

Ai tha se qytetarët po tregohen mjaftë aktiv saj për ketë bashkëpunimit me Drejtorinë e Inspeksionit dhe Policinë duke u bërë thirrje që të vazhdojnë edhe më tej me këtë bashkëpunim që të mos lejohet degradimi i lumenjve. “Ju bëjë thirrje qytetarëve tanë që të na ndihmojnë në aspektin e parandalimit të degradimit të lumenjve, për çdo rast i lus ata që të njoftojnë Drejtorinë tonë ose edhe Policinë. Gjithashtu duhet theksuar se vërshimet e ditëve të fundit janë pikërisht për shkak të prishjeve të anësorëve( brigjeve) të këtyre shtretërve” tha Ai.

Ahmeti paralajmëroj se të gjitha operatorët ilegal që dëmtojnë shtretërit e lumenjve do të ju konfiskohet makineria eksploatuese dhe ato transportuese dhe atë duke u bazuar në ligjet në fuqi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.