Eko Higjiena

Gjykata Speciale definohet nga legjislatura e ardhshme

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Përbërja aktuale e Qeverisë dhe e Kuvendit ka kryer gjithë detyrën për Gjykatën Speciale, që do të trajtojë rastet që dalin nga hetimi, bazuar në pretendimet e senatorit Dick Marty, shkruan “Koha Ditore” në numrin e sotëm.

Puna tjetër, përfshirë ndryshimin e Kushtetutës, do t’u mbetet pushtetarëve të rinj.

FIDANISHTJA

Letërkëmbimi ndërmjet presidentes Atifete Jahjaga dhe baroneshës Catherine Ashton, të cilit autoritetet e Kosovës ia kanë dhënë statusin e marrëveshjes ndërkombëtare me Bashkimin Evropian, nuk precizon se si do të jetë e organizuar kjo gjykatë. Nuk flet as për procedurat e mëtejme që duhet zhvilluar, deri në themelim. Po kështu, nuk përmend juridiksionin që do të ketë ky mekanizëm i drejtësisë.

Tek ka arsyetuar para deputetëve krijimin e kësaj gjykate që do të trajtojë krimet e luftës që supozohet se i ka kryer UÇK-ja, kryeministri Hashim Thaçi ka treguar një ditë më parë se vendimi do të ketë implikime edhe në aktin më të lartë juridik të vendit.