DKRS-ja e Vitisë nis bashkëpunimin me atë të Vushtrrisë
Viti – Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Vitisë, Kaltrina Sylejmani ka zhvilluar një takim me homologen e saj nga Komuna e Vushtrrisë, Shpresa Rama.
Gjatë këtij takimi që ka marrë pjesë edhe zyrtari i Sektorit të Sportit për Viti, Emrush Azemi është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit të dy drejtorive. “Kemi zhvilluar një takim frytdhënës me Drejtoreshën e DKRS-së për Vushtrri. Gjatë këtij takimi jemi pajtuar që bashkëpunimin në mes të dy drejtorive ta fillojmë me sport, konkretisht me një ndeshje futbolli” u shpreh Sylejmani.
Ndryshe, kjo ndeshje pritet të realizohet në fund të këtij muaji në Komunën e Vitisë./rajonipress/


