Eko Higjiena

Berisha ia siguroi tri pikë Atalantas ndaj Napolit të Hysajt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Atalanta e Etrit Berishës ka marrë tri pikë shumë të rëndësishme në xhiron e 26’të në Serie A, duke e mposhtur në udhëtim Napolin me rezultat të pastër 2:0, shkruan Gazeta Express. Golat i shënoi Mattia Caldara (29′ dhe 70′).

Meritat për këtë rezultat të mysafirëve i ka edhe portieri i Kombëtares shqiptare, i cili bëri disa pritja fantastike, veçohet ajo në fillim të pjesës së dytë kur rezultati ishte 1:0, duke ia mohuar golin Mertensit, që ekzekutoi në mënyrën më të mirë gjuajtjen e lirë.

Fundamenti

Pas kësaj fitore, Atalanta ka pushtuar pozitën e katërt me 51 pikë të grumbulluara, dhe gjendet vetëm tri pikë larg Napolit, zonës që dërgon në Ligën e Kampionëve. /Express/