Vërshime në Bajë të Sjarinës
Vërshimet e mëdha, që kanë ndodhur këto ditë nga të reshurat e shumta atmosferike në tërë Ballkanin perëndimor, nuk lanë pa prekur as territorin e komunës së Medvegjës kanë bërë të ditur burimet e medvegja.net nga tereni.
Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar në disa lokacione të komunës së Medvegjës. Mirëpo dëmet më të mëdha materiale janë regjistruar në Bajë të Sijarinës respektivisht në dy lagjet shqiptare Rakalitë dhe Zhigollt.
Kësisoj banorët e lagjes Rakalitë, nga reshjet e mëdha të shiut, kanë mbetur thuajse të izoluar tërësisht.
Deri në një masë janë dëmtuar edhe kulturat bujqësore në fshatrat e kësaj komune.
Përveç kësaj dëme të konsiderueshme janë regjistruar edhe në vetë qytezat e Bajës së Sjarinës dhe Medvegjës.Ende nuk dihet kosto e dëmeve të këtyre reshjeve atmosferike./foto:A.S-medvegja.net/


