UBT

Pizza, apo hamburger, çfarë është më e mirë në pushimin e drekës?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Është bërë tashmë e zakonshme që në pushimin e drekës, për mungese kohe, por edhe për pak me shumë ekonomi në këto kohë krizash t’i drejtohemi ndonjë ushqimi të shpejtë.

Dhe përgjithësisht alternativat për të zgjedhur janë ose pizza, ose një hamburger, hot dog, sufllaqe. Të ndodhur para këtyre alternativave, mirë është të dimë se cilën prej tyre të preferojmë më shumë.

Dhe përgjigja e nutricionisteve vjen e gatshme: Që të gjitha sa përshkruam me sipër nuk renditen në kategorinë e ushqimeve të shëndetshme, ndaj duhet pasur gjithmonë përpara sysh që të mos ekzagjerohet me sasinë e tyre.

Uji Dea

Sa i takon konsumit të pizza-s, mendimi i dietologeve në radhë të parë ka të bëjë me sasinë e saj, pra duhet që të ato të mos jenë shumë të mëdha, por kujdes dhe vëmendje duhet treguar edhe sa i takon përmbajtjes, salcave që janë përdorur dhe erëzave të ndryshme.

Më përshtatshme në këtë rast janë paninet, por me kusht që përmbajtja e tyre të jetë e ndryshme në ditë të ndryshme. Dhe me të përshtatshmet akoma janë paninet me qumësht, pasi ato janë me të përtypshme, por edhe më të tretshme.