Eko Higjiena

Anketë: Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Skënder Hyseni të padëshiruar në LDK

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Sipas një ankete të bërë me veprimtarë të LDK-së në mërgatë, për gazetën Bota Sot, del se një përqindje e madhe e tyre duan që pas zgjedhjeve nacionale të shkarkohen nga LDK-ja, Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Skënder Hyseni, Sadri Ferati, Lutfi Zharku, Rita Hajzeraj-Beqaj, Hatim Baxhaku, shkruan “Bota Sot”.

Veprimtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, kanë shprehur pakënaqësi me punën e disa deputetëve të LDK-së, duke kërkuar reformë dhe prurje të reja brenda partisë, pasiqë sipas tyre disa deputet nuk kanë punuar siç duhet dhe po e dëmtojnë frymën Rugoviane.

Sipas një ankete të bërë me veprimtarë të LDK-së në mërgatë, për gazetën Bota Sot, del se një përqindje e madhe e tyre duan që pas zgjedhjeve nacionale të shkarkohen nga LDK-ja, Sabri Hamiti, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Skënder Hyseni, Sadri Ferati, Lutfi Zharku, Rita Hajzeraj-Beqaj, Hatim Baxhaku, shkruan “Bota Sot”.

Fundamenti

Sipas rezultateve të anketimit, emrat që do të duhej të kandidoheshin për deputet të rinjë në radhët e Lidhjes Demokratike janë: Donika Gërvalla, Hafiz Gagica, Shefqet Dibrani, Xhevat Rexhaj, Selim Nengurra, Gazmend Gashi, Agim Rexhaj, Jusuf Buxhovi, Naser Rugova, Avdullah Hoti e Kujtim Shala.

Si kontribuues, deputetët që kanë punuar me zell, vlerësohen: Alma Lama dhe Armend Zemaj, Muhamet Mustafa, Haki Demolli, Teuta Sahtqija, Hikmete Bajrami, Lirije Kajtazi, Vjosa Osmani, Hashim Deshishku, Ali Sadriu e Arben Gashi, gjithashtu çmojnë kontributin e Anton Çunit, për inicimin e çështjes për njohje të FARK-ut në Kuvend.
Gjithashtu, sipas anketës, nëse LDK-ja do të marrë pushtetin, duhet që kategorik të kthehet ligji për luftën e FARK-ut dhe të njihen vlerat e saj kontribuse. Gjithashtu është përmendur që Ushtria e Kosovës të quhet FARK e jo FAK.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.