Eko Higjiena

PDK kishte kyçur Vitinë në autostradën “Arbër Xhaferi”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Në kohën kur ishte nënshkruar marrëveshja për autostradën “Arbër Xhaferi” që do lidhte Prishtinën me Shkupin, qëllimi ishte të lidheshin edhe qytete e rajone të Kosovës kah kalonte autostrada, përveç lidhjes së saj me Maqedoninë dhe portin e Selanikut.

Projekti ishte bërë nga Bechtel Enka në bashkëpunim me Ministrin e Infrastrukturës që në atë kohë udhëhiqej nga Fehmi Mujota nga radhët e PDK-së, kurse kyçja për Vitinë ishte paraparë afër Restaurant Parku në Gërlic që i bie 1000 metra( 1km) larg urës ekzistuese që lidhë Vitin me rrugën Shkup-Prishtinë.

Një kyçje e tillë përveç që lidhte Vitinë shumë afër me autostradë kishte marrë parasysh edhe interesat e bizneseve që gravitojnë aty përreth, mirëpo me ardhjen në krye të Ministrisë së Infrastrukturës të Ministrit Lutfi Zharku nga radhët e LDK-së kyçja që ishte paraparë afër Restaurant Parku zhvendoset për disa kilometra tutje pikërisht në arat e Lutfi Zharkut tek prona e tij në Fushën e Pajtimit.

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti në vend se të informoj qytetarët e Komunës së Vitisë me të vërtetën, ka zgjedhur të manipuloj qytetarët me memorandume sikur ai që nënshkroi me ministrin Zharku për kyçje nëpërmes Sodovinës dhe që më vonë e demantoi vetveten pasi doli në një takim tjetër me Kryeministrin Isa Mustafa dhe tha se do ketë kyçje në Gerlic as ky manipulim elektoral Sokol Halitit nuk i zgjati shumë pasi vet Qeveria e Kosovës doli me deklaratë dhe tha se nuk mund të ndërhyjnë në projektin e Bechtel Enkes.

Uji Dea

I kërkojmë Sokol Halitit të tregoj se interesat e kujt ka zgjedhur t`i mbroj, të qytetarëve të Komunës së Vitisë apo interesat private të bashkëpartiakut të tij të LDK-së ministrit Lutfi Zharkut, nëse nuk ka edhe ai ndonjë interes privat në këtë mes.

Manipulimeve për tri vjet rresht të Sokol Halitit po ju vjen fundi, blerja e çmimeve si “ Misionarë i Paqes së OKB-së”, “Doktor Honoris Causa” e mirënjohjeve si “ Komuna më e suksesshme në Kosovë” nga OJQ të dyshimta dhe “projekteve” famoze të tij si Palestra Sportive e Shkolla Fillore në Pozheran e projekte të tjera mbeten vetëm pjesë e manipulimeve të tij.

Mirëpo qytetarët kanë kuptuar logjikën e tij të premtimeve boshe. Ai do të kujtohet si kryetar i “vijave të bardha”, asfaltit dhe parqeve me bar, edhe ashtu me tjetër gjë s`ka me çka krenohet gjatë qeverisjes së tij thuhet në reagimin e kryesisë së PDK-së dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.