Eko Higjiena

Kurti: Tribunali me bekimin e Thaçit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mendon se po të dëshironte kryeministri Hashim Thaçi do të mund ta ndalonte krijimin e Tribunalit. Lideri i VV-së ka mohuar të jetë takuar me Veton Surroin, kurse duke folur për mundësinë e bashkëpunimit me NISMA-n, ka thënë se me Limajn në krye të kësaj partie ka pak shpresë për bashkëpunim.

“Nuk bëhet Tribunali nëse kryeministri është kundër dhe i thotë subjektit të vet ne jemi kundër. A ka dikush që është për dhe flet me deputetët e vet”, ka thënë Kurti në një emision në Rrokum TV.

Kurti ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë aktuale në lidhje me shumë çështje.

Lideri i VV-së, ka mohuar të jetë takuar me publicistin Veton Surroi, siç raportoi sot portali Publiku, ku u tha se takimi është bërë për të shqyrtuar mundësinë e Surroit për kalim në Vetëvendosje.

Uji Dea

Kurti ka thënë se takimin e fundit me Surroin e ka pasur në dhjetor të vitit të kaluar, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Rexhai Surroi”.

Ai këtë lajm e ka cilësuar si spekulim të “gërditshëm”.

Ndër të tjera në këtë intervistë ka folur për mundësinë e bashkëpunimit me NISMA-n.

Ai ka thënë se sikur të ishte kryetar, Jakup Krasniqi, do të ishte më e lehtë, por me Fatmir Limajn në krye të këtij subjekti, nuk jep edhe shumë shpresë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.