ARKATANA

Bujanoc: Realizohet ekskursion për kursistët e gjuhës turke

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Organizata Kulturore Humanitare “Vëllazërimi” nga Bujanoci ka realizuar një ekskursion njëditorë në Kosovë me pesëdhjetë nxënësit e kursit të gjuhës turke të mësonjëtores në Bujanoc dhe në fshatin Bilaç.

Ibrahim Rustemi, kryetar i organizatës “Vëllazërimi” tha se kjo shëtitje është bërë për t’u ofruar nxënësve edhe një mundësi shtesë të shoqërimit dhe relaksimit.

vellazerimi eskursion 1“Qëllimi i ekskursionit ishte që nxënësit të vëllazërohen mes vete duke kaluar edhe kohën lirë. Ne filluam vizitën në Gazimestan dhe pastaj vazhduam në qytetin e Prizrenit ku njihet si një vend multikulturorë”, deklaroi Rustemi.

vellazerimi eskursion 2Pjesë e këtij ekskursioni ishin edhe nxënësit kursit të gjuhës turke të cilët mësimet i zhvillojnë në zyrën e shoqatës shqiptare turke “Deli Agush” në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit.

Të gjithë pjesëmarrësit e këtij kursi nga ky vendbanim kanë përfunduar trajnimin që ishte organizuar nga shtatori i vitit 2013.

FIDANISHTJA

Qani Nalbani, kryetar i shoqatës shqiptar turke “Deli Agush” është shprehur i kënaqur më zhvillimin e kursit duke falënderuar edhe mësuesit Ibrahim Rustemi dhe Vedat Bakiji.

“Kursin e kanë vijuar afro 16 nxënës të grupë moshave të ndryshme të zhvilluar gjatë ditëve të shtune dhe të dielave nga shtatori i vitit 2013 e deri më 6 prill të këtij viti”, pohoi Nalbani.

Ai tha se për të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë edhe certifikata pjesëmarrësve për vijimin e kursit.

Gjithashtu Nalbani shtoi se 8 nxënës nga Bilaçi me ftesë të ministrisë së arsimit të Turqisë për rrethin e Edrenës do të marrin pjesë në festën e fëmijëve dhe do të prezantojnë me një program të shkurtër artistik.

Mësimi i gjuhës turke ka has në interesim të shtuar të nxënësve në Bujanoc dhe se një numër i konsiderueshëm kanë përqëllimin vazhdimin e studimeve nëpër universitete të ndryshme të Turqisë, ku edhe ky shtet jep bursa studimi çdo vit./Titulli.com/