ARKATANA

MKRS-ja investon në Kamenicë 184 mijë euro

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjilan – Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Komunën e Kamenicës, për realizimin e projektit kapital “Rregullimi i Stadiumit të Qytetit në Kamenicë”, në vlerë prej 184 mijë euro, investim i cili do të bëhet gjatë këtij viti.

Ministri Kujtim Shala, u shpreh se MKRS-ja është e përkushtuar që të investojë në komunat e Kosovës, sidomos në fushën e investimeve kapitale në sport, me qëllim të krijimit të kushteve moderne dhe hapësirave të reja për sportistë e atletë.

ARKATANA

Në këtë kuadër, Shala, tha se rregullimi i stadiumit në Kamenicë, do të shërbejë për futbollistët e Kamenicës që ata të zhvillojnë garat e tyre.

Ndërkaq, kryetari i Komunës së Kamenicës, Begzad Sinani, e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen dhe u shpreh se stadiumi i rregulluar do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për ata që merren me futboll në Kamenicë dhe një nxitje për cilësi e rritje të konkurrencës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.