Lajm i keq për Granitin, Arsenal transferon mesfushor
Ky është një lajm i keq për Granit Xhakën, pasi Bakayoko luan në të njëjtën pozitë. Xhaka deri më tani nuk ka lënë gjurmë në Emirates.
Arsenali ka shfaqur interesim për mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.
Sipas portalit sportiv francez, Le 10 Sport, Arsen Wenger ka shfaqur interesim për mesfushorin e Monacos, Tiemoue Bakayoko.
Thuhet se drejtuarit e Arsenalit po synojnë që gjatë verës ta transferojnë 22 vjeçarin në Emirates, edhe pse për të interesim kanë shfaqur skuadrat si Chelsea, Manchester United City.
Ky është një lajm i keq për Granit Xhakën, pasi Bakayoko luan në të njëjtën pozitë. Xhaka deri më tani nuk ka lënë gjurmë në Emirates. /Express/


