Eko Higjiena

Kuçi: FARK’u ka ekzistuar

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nëse do të ketë Tribunal për Kosovën atëherë është si pasojë e keq-menaxhimit të kryeministrit të vendit, Hashim Thaçi. Kështu vlerëson AAK-ja, të cilët besojnë se FARK-u ka ekzistuar.

Madje thonë se do e përkrahnin propozimin e LDK-së për përfshirjen e FARK në Ligjin për Veteranët e Luftës, sikur ata të ishin konsultuar mes vete.

Sekretari organizativ i kësaj partie, Blerim Kuqi pyet se nëse bëhet Tribunal për Kosovës, atëherë pse nuk bëhet Tribunal për dhunimet serbe dhe Tribunal për vrasjet e fëmijëve në Kosovë, nga ana e Serbisë.

Kuqi është shprehur i bindur se AAK-ja do i fitojë zgjedhjet me kandidat për kryeministër, Ramush Haradinaj dhe tha se për çështjen e Tribunalit, fajtore përveç mos suksesit të gjykatës është edhe keq menaxhimi i Thaçit, që siç e quan ‘menaxhim Thaçist’.

“Jo, çështja e mënyrës së menaxhimit me këtë temë dhe a jemi vu para aktit të kryer është një çështje tjetër, kurse e drejtë jo. Në qoftë se ka një tribunal për Kosovën, atëherë pse nuk ka një tribunal për Serbinë, qofte se ka një tribunal për një çështje të caktuar brenda Kosovës pse s’ka një tribunal për dhunime serbe që janë bërë në Kosovë. Pse ska një tribunal për vrasjet e fëmijëve në Kosovë që janë bërë nga ana e Serbisë, pse s`ka një tribunal në serbi për një pastrim etnik. Këto çdo herë i vendosni në ekuilibër, por ne e pranojmë që jemi para një sfide të madhe dhe jemi vendosë para një pozite të palakueshme. Se si do shkojë ky proces do e shohim”, ka thënë Kuqi.

Eco Higjiena

Kuqi tha se kanë filluar me organizime në nivelin strukturor, krijimin e strukturës vullnetare si dhe zhvillimin ekonomik, këto me qëllim që të fitojnë zgjedhjet.

E për Ligjin e veteranëve të luftës, ai tha se, ka mangësi.

Thotë se do e përkrahnin idenë e LDK-së për përfshirje të FARK-ut në këtë Ligj, por sipas tij, kjo ka ndodhur ngase nuk ka pasur konsultime apo propozime paraprake nga partia më e madhe në pushtet, LDK.

“Mua më vije mirë që ky ligj me 3 prill veç është aprovuar dhe ka kaluar, pa marr parasysh mangësitë e veta, një ndër mangësitë mund të jetë propozimi i LDK, mirëpo nuk kemi pasur asnjë propozim paraprak, ka pas një mundësi dhe prapë ekziston një mundësi që ajo të rregullohet në një formë tjetër, dhe ne do ta kishim rregulluar. Pra nuk kemi pas konsultime paraprake me asnjërin prej neve lidhur me propozimin e LDK, propozimi i LDK ka qenë jashtë neve. Po ta kishim bërë së bashku, me siguri, AAK do ta kishte përkrahë”, tha ai.

Ndryshe, Blerim Kuqi, ka prezantuar edhe riorganizimin e AAK-së në degët e komunave të Kosovës, ku në krye të degës në Ferizaj është zgjedhur Xhavit Zariqi, në degën e Prizrenit k ryetar tani është Lulëzim Kabashi, Mitrovicë është Esat Peci, ndërsa Viti është Hafir Hoxha.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.