UBT

Lëndohet Mavraj, humb ndeshjen e ëndrrave?

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Mërgim Mavraj mund ta humbas ndeshjen kryesore të këtij sezoni, ndaj Bayern Munchen.

Mbrojtësi shqiptar ka ndërprerë seancën e fundit stërvitore ke skuadrën e tij për shkak të një dëmtimi të lehtë që pësoi në ndeshjen e fundit në kampionat, por edhe për shkak të një gjendje të papritur gripale.

ARKATANA

Kjo gjë ka alarmuar stafin teknik dhe mjekësor, që kërkon me ngulm që ta riaftësojë për ndeshjen e kësaj fundjave. Hamburgu do të përballet me Bayern Munchen në “Allianz Arena”.

Ndërkohë, pas mungesës së Papadopulos mungesa e Mavrajt do të ishte fatale për Hamburgun. Megjithatë situata e mbrojtësit shqiptar do të monitorohet deri në çastin e fundit./IndeksOnline/