Fundamenti

Fondi mbanë fjalën nis ndërtimin e shtëpive

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Fondi Humanitar i Kosovës Lindore vitin e kaluar ka ndërmarrë aksionin humanitar duke zhvilluar Gala mbrëmjen” për grumbullimin e të hollave për të ndërtuar 100 shtëpi për Luginën me moton ,”Të ndërtojmë, të shpëtojmë, të parandalojmë 100 Shtëpi për Preshevën, Bujanocin, dhe Medvegjën”.

Konkursi nga Fondi Humanitarë i Kosovës Lindore me seli në Cyrih të Zvicrës ishte i hapur deri në muajin dhjetorë të vitit të kaluar. Shumë familje me nevojë ishin lajmëruar apo kërkuan ndihmë nga ky fond, ku kishte një numër të madhë të kërkesave nga komuna e Bujanocit. Organizatorët premtimet e dhëna muaj më parë filluan të i realizojnë para tri ditëve kur edhe ka filluar ndërtimi i shtëpisë së parë nga fondi i lartëpërmendur.

UBT

Të parët që u prekën nga emocionet, lotë gëzimi një gjë që vetë nuk kishin paramenduar kurr një realizim të tillë, ishin familja Shabani katër antarëshe nga fshati Tërnoc komuna e Bujanocit. Kryefamiljari Refik Shabani nga gëzimi thotë se, vetë ka dërguar kërkesën e aplikimit, ishte i pa punë me kushte mjaftë të vështira për jetesë, Shabani i falënderon të gjithë organizatorët dhe veçanërishtë ata të cilët kontribuuan si në të holla poashtu edhe me ndihmë fizike për ndërtimin e shtëpisë së tij.

Mjerisht në komunën e Bujanocit ka edhe shumë familje me kushte të vështira finansiare, të cilat kanë nevojë për një kulm mbi kokë. Këto familja janë duke priturë në çdo moment që dikush ti jap një lajm të mirë./BujanociNet/