ARKATANA

Haxhi Krasniqi: Përballem me ‘mbret’, por shihemi në ring

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Boksieri më i mirë shqiptar në botë për momentin, Robin Krasniqi do të ndeshet me Arthur Abrahamin më 22 prill në Erfurt të Gjermanisë në meçin kualifikues për titullin WBO të botës në kategorinë super të mesme.

Në një intervistë dhënë për “IndeksOnline”, boksieri junikas ka folur për ndeshjen që do të ketë me Abrahamin si dhe dashurinë që ka për shqiptarët dhe Kosovën.

Krasniqi ka një dëshirë të kahmoshme që një ndeshje të nivelit botëror ta zhvilloj në trojet shqiptare, mirëpo mungesa e një salle sportive po ia pamundëson boksimin afër atyre që e përkrahin më së shumti.

Si po shkojnë përgatitjet para meçit me Arthur Abraham?

Mirë shumë, ato çdo herë e më shumë po vështirësohen, por caku që e kam unë po më jap kurajo për të mos u ndalur kurrë.

Si e sheh kundërshtarin në këtë ndeshje?

Botërisht dihet se Arthur Abraham është Mbret i Ringut në 2 kategori, në të mesmen dhe super të mesmen. Por tani kategoria super e mesme dua që të bëhet e imja.

Cilat janë pritshmëritë e ndeshjes kundër Abraham?

Pos fitores unë nuk pres asgjë tjetër nga një ndeshje. Fakti që pas një fitorje të madhe pasojnë edhe shumë gjëra pozitive nuk më bën përshtypje. Për mua është me rëndësi aspekti sportiv, pra fitorja në ring.

A e viziton shpesh Kosovën dhe a jeni stërvitur ndonjëherë në Kosovë?

Në Kosovë jam lindur dhe jam rritur, andaj nuk e ndiej veten mirë pa e vizituar vëndin tim sëpaku 1 herë në një 3-mujor, por ndodhë që fluturoj për në Prishtinë apo Tiranë edhe më shpesh. Për mua Kosova e Shqipëria janë një. Stërvitje të lehta bëj edhe në atje, zakonisht në palestrat e FiveStar.

FIDANISHTJA

Cili do të ishte kulmi i karrierës për Robin Krasniqin?

Një mbrojtje e suksesshme e titullit të botës, para 30.000 shikuesve në Trojet Shqiptare do ishte madhështore. Por edhe ndonjë duel i mundshëm për titullin e botës në qytete legjendare të boksit si në New York apo në Las Vegas do ishte një gjë e bukur.

Cili është boksieri model për ju dhe me kë e keni pasur “ëndërr” të përballeni?

Muhammad Ali për kohen e vjetër, kurse Floyd Mayweather për kohën e sotme. Të thëm të drejtën, Abrahamin ka kohë që kam pas dëshirë me pas kundërshtarë sepse ka emër shumë shumë të madhë në mbarë botën e sidomos këtu në Gjermani.

A mendoni që ndonjëherë të zhvilloni një ndeshje të nivelit botërorë në Kosovë?

T´ju them të drejtën jo vetëm që mendoj, por këtë jam gati ta realizoj! Menaxheri im Luan Dreshaj si dhe Promotori im Ulf Steinforth me deshiren time dhe deshiren e tyre edhe duelin kundër Abraham do ta sillnin në Prishtinë apo në Tiranë, por për fatë të keq në kryeqendrat tona shqiptare nuk kemi salla të mëdha me mbi 10.000 vënde, ose eventualisht një stadium të futbollit që i përmbush kushtet e një e salle multifunksionale. Në Salla më të vogla një duel i tillë nuk mund të financohet në vënde të vogla siç janë vëndet tona ku televizionet nuk e mbështesin si duhet boksin profesionist ose edhe nuk kanë fuqi për ta bërë atë.

Duke pasur parasysh se boksierët kosovarë po shkëlqejnë jashtë vendit, çfarë po i mungon boksit ose boksierëve që ushtrojnë veprimtarinë në Kosovë?

Në Kosovë mungojnë promotor të boksit profesionsit dhe mungon vullneti tek të rinjtë. Sepse për të stërvitur boks, në fillim të karrierës nuk duhen shumë kushte, por thjeshtë duhet një vullnet i hekurt. Talent besoj që ka mjaft, por munges ka sidomos edhe të provoja e trajnerëve. Ata për të mësuar boksin duhet të dërgohen për shkollim në vënde ku teknika dhe strategjia e boksit ka përparuar shumë, si p. sh. në Kazakistan.

Cili është mesazhi juaj për tifozët tuaj shqiptar?

Çdo ditë po i pranojmë qindra mesazhe, email-a apo mijëra komente pozitive, më vjen mirë që më përkrahin dhe më japin kurajo dhe ndihem shumë mirë kur e shoh se me suksesin tim, dikë mund ta kam bërë të sado pak të lumtur.