FIDANISHTJA

Ku mbeti Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë !?

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Refik Hasani – Komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë i formuar më datën 27 qershor të vitit të kaluar në seancën e VIII-të, pas disa kërkesave u arritë që të formohet me sponzorimin ton në cilësinë e këshilltarit Komunal të Gjilanit.

Për herë të parë, pas vitit 1999, u arritë që KK i Gjilanit të caktoj një pikë të rendi të punës kushtuar banorëve që jetojnë në Gjilan dhe Komunave që kufizohemi me Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Kësaj legjislature dhe opinionin e gjerë e njoftojmë që ka një vendim të kësaj, sepse është votuar-vendosur që Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë do t`i ketë nëntë anëtarë të komitetit.

Pra, vetëm Komiteti për Politik dhe Financa dhe Komiteti për Bashkëpunim Ndërkufitarë do të numërojë nga nëntë anëtarë, kurse të tjerët sipas ligjit të vetëqeverisjes lokale dhe udhëzimeve tjera e statutit të Komunës numërojnë nga shtatë anëtar .

Ne kërkojmë që ky komitet të kompletohet sa më parë me anëtarë dhe infrastrukturë ligjore duke caktuar detyrat dhe përgjegjësit, pasi është në mesin e komiteteve më me rëndësi të posaçme .

Hidromorava

Po, ashtu kjo legjislaturë të përgatitë sa më parë edhe draftë marrëveshjen për nënshkrim me komunat gjegjëse veç e veç .

Është domosdoshmëri e kohës që kemi kërkuar edhe ndryshim-plotësimin e statutit të Komunës, pasi është që nuk përfaqëson dhe nuk pasqyron realitetin e saktë të Komunës sonë.

Mungojnë shumë gjëra duke mos u përmendë askund me asnjë fjalë të vetme si kategoria e dëbuarve, zhvendosurve dhe shpërngulurit shqiptar që vijnë nga Medvegja, Bujanoci dhe Presheva që jetojnë në Komunën e Gjilanit etj .

Gjilani të jetë qendër dhe bartëse e proceseve të tri Rajoneve, propozojmë, që nga ky vit Gjilani të jetë mikpritëse dhe të mbahet një takim i përbashkët ekipeve punuese nga Kamenica, Vitia, Novobërda, Medvegja, Presheva, Bujanoci, Kumanova e Likova .

Po ashtu propozojmë që në Gjilan të ngritët një zyrë e përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin e projekteve. Gjilani është një trekëndësh dhe këto tri rajone vërtet të bashkohen duke e ngritur-formuar një zyrë të përbashkët që do të përbëhet nga ekspert të disa fushave për hartimin e projekteve për të konkurruar në Këshillin e Evropës për të thithur fonde dhe donacione të saja .