“Intelektualët” bëjnë homazh tek ish Presidenti i tyre Selami Osmani “Bezi”
Gjilan – Para derbit në mes Gjilanit e Dritës gjithmonë ndezët atmosfera futbollistike duke krijuar kujtime, organizime e spektakël futbollistik. Sot një grup i tifozëve “Intelektualët”e Dritës, kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit të tyre Selami Osmani “Bezi” i cili tani e katër vite e gjysmë nuk gjendet në mesin tonë.
“Intelektualët” të cilët vazhdimisht e përkujtojnë ish presidentin e tyre në forma të ndryshme, gjithmonë para derbit dhe datave të rëndësishme kërkojnë frymëzim nga vepra të cilat i ka lënë në klubin e Dritës.
“Është madhështore të përkulesh para një njeriu i cili ka bërë gjithçka të mundur që klubi i Dritës të rritet në piedestalet më të larta të futbollit Kosovar e më gjerë, fal ish presidentit legjendar ne sot po e gëzojmë klubin e Dritës dhe ngjyrat “bardh e kaltër”, është ai që na trazoi këtë rrugë dhe ne kërkojmë frymëzim nga veprat e tij dhe lusim zotin që zemra e tij të pushoi e qetë në amshim”, thekson tifozi Taulant Byqmeti./rajonipress/


