Isa: Ramush, harroje kryeministrin!
Lideri i Partisë më të madhe opozitare, Isa Mustafa i LDK-së është bërë “razi” që ta marrë në koalicion edhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës vetëm që ta lë në opozitë kryeministri Hashim Thaçi, por ia bëri me dije Ramush Haradinajt, se nuk do të jetë kryeministër.
Madje sipas deklaratave që dha dje kryetari i LDK-së, Ramushi duhet ta harrojë postin e kryeministrit nëse dëshiron të jetë pjesë e qeverisjes së re, që do të dalë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Mustafa në një konferencë për media ka deklaruar se synim i LDK-së është formimi i një koalcioni me partitë e tjera të djathta, por ia ka bërë të qartë liderit të AAK-së, Ramush Haradinajt, se nëse LDK-ja do të dalë nga këto zgjedhje si partia më e madhe në vend, nuk do ta lëshojë postin e Kryeministrit……(Zëri)


