KKVITI

Letër drejtuar udhëheqësve shqiptarë në Luginën e Preshevës

/ 8 minuta lexim
Mobi Casa

Në një letër të Lëvizjes së Lirisë u bahet apel faktorit politik shqiptarë që të jenë unik dhe të qojnë përpara të drejtat e shqiptarëve të Luginës. Të ballafaquar me rrezikun e ekzistencës së popullsisë Shqiptare, ne komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ku qindra ish ushtarë të UÇPMB-së, janë të burgosur në burgjet terroristet të Serbisë, të burgosur në Kosovë nga UNMIK-u tash EULEX-i të ikur nga shtëpitë e tyre të vendosur në Kosovë, vendet të perëndimit.Dhjetëra vrasje, vrasje fëmijësh, vrasje përfaqësuesish politik e ushtarak të Shqiptarëve , bastisje terrorizuese, inskenime sulmesh terroriste me mina duke plagosur Shqiptarë , djegie shtëpish, fusha dhe malesh, suprimim të gjyqësorit në Preshevë dhe Bujanocë ,mosnjohje të diplomave, largim të intelektualëve nga vendlindja, konfiskim të librave Shqipe, biseda informative, gjykime dhe akuza politike, e deri tek mohimi i çdo të drejte të garantuar individuale dhe kolektive të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. E pas kësaj asgjë nuk ndryshoi – vazhdoi ky terror, thuhet fillimisht në letrën e Lëvizjes.

E pas kësaj asgjë nuk ndryshoi -vazhdoi ky terror.
Ndërsa përfaqësuesit politik të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës , edhe sot i sheh të ndarë mes vete , dhe pse e dinë që nuk janë miliona banorë . Gjatë janarit 2013, kur Serbia kërcënonte çnderimin, poshtërimin e dinjitetit kombëtar Shqiptarë me heqjen e përmendores së dëshmorëve të UÇPMB-së, u gëzuam vetëm për një fakt , ai ishte, faktori politik i Shqiptarëve të kësaj ane ishte i bashkuar . Kjo nuk ishte e mjaftuar, kur pushteti terrorist-kriminal i Serbisë e hoqi përmendoren .

Përfaqësuesit politik u shprehën me tone më bindëse, se do të protestojnë edhe me gjak do ta mbrojmë atë përmendore asnjëra nuk ndodhi -fatkeqësisht.

Me arrestimet terroriste të 26.12.2008, me arrestimet terroriste të 04.05.2012, e shumë të tjera Serbia shtet terrorist e kriminal , me neofashistët dhe neofilët e Milloshoviqit dhe Sheshelit, por me emrat Ivica Daçiq dhe Tomisllav Nikoliq – asnjë nuk dalluan. Më 26.12.2008 u terrorizuan barbarisht grupi Shqiptarë për krime lufte, ata u akuzuan, u gjykuan dhe u dënuan.

Përfaqësuesit politik të Shqiptarëve dhe këshilli nacional reaguan shumë herë. Reagoi i tërë faktori Shqiptarë dhe ai ndërkombëtarë – por asnjë luftëtarë i ish UÇPMB-së , nuk reagoi për t’i shpëtua. Serbia nuk u tremb aspak, i dënoi deri sa erdhi viti 2012 saktësisht 2013,që pas 5 vitesh t’i liroj.

Më 04.05.2012 Serbia terroriste dhe kriminale, doli me aktin tjetër të shëmtuar. Terrorizoi 8 Shqiptarë të komunës së Bujanocit , duke i mbajtur peng për disa muaj-por që u detyrua t’i liroj më në fund. Akuzat e njëjta politike i bëri Serbia, edhe në këtë rast reagoi i tërë faktori politik lokal Shqiptarë dhe ai mbarë kombëtarë.

Mirëpo ish-ushtarët e UÇPMB-së të mësuar me ,,politikën e dënimit” ,,politikës e etiketimit dhe kriminalizimit” të Shqiptarëve i’a bën me dijeni Serbisë, se pas këtij rasti, s’ka opsion për zgjedhje të problemit me mjete tjera , pos mjetet që e kupton ajo( luftës për liri) andaj ish-ushtarët të UÇPMB-së, më 05.05.2012 më 17.05.2012 , më 28.06.2012, më 17.09.2012 dhe më 07.10.2012 me armë i folën Serbisë.

Në këtë rast Serbia kuptoi se e ka shkel kufirin e durimit të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Për ca muaj, u detyrua t’i lirojë të arrestuarit politik të 04.05.2012 në Bujanovcë.

Ndërsa po këto luftime paralajmëruese kundër Serbisë të udhëhequra nga ish-ushtarë të UÇPMB-së , e detyruan Serbin që t’i lirojë jo vetëm të 04.05.2012 por të ndikoj seriozisht edhe në dobi të lirimit të dënuarve politik të 26.12.2008.

Për fat të keq Serbia përmes Ivica Daçiqit detyroi (realisht e terrorizoi) EULEX-in , duke detyrua që t’i arrestoi 10 të rinjtë të quajtur si ,, LËVIZJA E LIRISË” , ku një pjesë e mirë e tyre aspak s’kanë lidhje me ato luftime. Për ato luftime, jam informua gjatë ndodhjes dhe pas saj vetëm unë Skender Jashari, këtë e kamë thënë si para policisë, prokurorisë dhe gjykatës së EULEX-it .

Me lehtësim të madh shpirtëror, me gëzim të madh që kam përjetuar shpëtimi i Shqiptarëve të 04.05.2012, dhe të atyre të 26.12.2008 nga kthetrat terroriste-kriminale të Serbisë , ndjehem plotë optimizëm dhe dëshirë për t’i pa Shqiptarët e vendlindjes time të bashkuar.

Fundamenti

Edhe nga ky dënim politik , për ,,ruajtje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan -siç është shprehur kryetari i trupit gjykues z. Arkadiusz Sedek” kam dëshirë unë dhe shokët e mi ( të dënuar) si : Valon Jashari , Gazmend Xhemshiri , Enver Musolli etj, që t’iu shohim të bashkuar që të punoni në drejtim të realizimit të objektivave politike , kombëtare të Shqiptarëve të Preshevës , Bujanovcit, Medvegjës.

Ju lutemi bashkohuni , të gjithë përfaqësuesit politik Shqiptarë , që mos të përçahemi për asnjë çast .

Sido që shumica e përfaqësuesve politik të vendosin për apo kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare më 16.03.2014 , t’mos ndahemi në dy palë të kundërta. Edhe pse bindjet tona politike personale, është më mirë t’i sakrifikojmë për rastet e interesit të përgjithshëm . Pasi që kuvendi nacional i Shqiptarëve është kompetent në bazë të platformës politike në janar 2006 , po ky kuvend duhet të vendos për apo kundër pjesëmarrjes në zgjedhjet të Serbisë.

Shqiptarët e Preshevës , Bujanovcit dhe Medvegjës, nuk guxojnë të veprojnë të ndarë, në aspektet politike të cilat kanë impakt në interesat kombëtare. Kjo nuk duhet të lejohet nga vetë Shqiptarët e Preshevës , Bujanovcit dhe Medvegjës , por edhe nga Prishtina zyrtare e mbi gjitha Tirana zyrtare, duhet t’i këshilloj e deri t’i urdhëroj që të unifikohen .

Republika e Shqipërisë , si shteti amë, i njohur ndërkombtarisht e drejta për t’i mbrojë Shqiptarët e Preshevës Bujanovcit dhe Medvegjës, duhet të jetë shumë më proaktive , drejt ndikimit për mbarëvajtje dhe avancim të statusit të Shqiptarëve të kësaj pjese .
Kushtetuta e Serbisë, nuk ka asnjë nen , nuk ka asnjë ligj kushtetues , as akt normativ ndërkombëtarë(marrëveshje) që njeh të drejtën e vetos për miratim të ligjeve në parlamentin e Serbisë , që kanë të bëjnë me Shqiptarët e Preshevës , Bujanovcit dhe Medvegjës.

Andaj derisa nuk sigurohet institucioni juridik i ,,votës së vetos” për deputetët e pakicave kombëtare nën Serbi për miratim të ligjeve që kanë të bëjnë mekëto pakica -atëherë s’ka asnjë logjik ti bësh spektator, pra do duhej që në fillim të bojkotohej çdo pjesëmarrje në jetën publike, politike, juridike, kulturore etj. edhe 10 deputet po të kemi në parlament të Serbisë , por pa të drejtën e ,, vetos” për çështje që kanë të bëjnë për Shqiptarët e kësaj treve, nuk ka asnjë rëndësi. Dialogu i premtuar që nga marrëveshja e paqes së Konçulit e vitit 2001, as nuk ka filluar e as nuk pritet që të filloj .

Po ashtu i’u lutemi, të gjithë përfaqësuesve politik të Preshevës , Bujanovcit dhe Medvegjs , në lidhje me krijimin e qëndrimit unik të tyre, të konsultohen rrënjësisht me autoritetet kompetente të Shqipërisë dhe Kosovës , po ashtu edhe me zyrtarët kompetent të SHBA-ve, po edhe të BE ( Britanisë dhe Gjermanisë ).

Krijimi dhe ndjekja e politikanëve divergjente nga partitë politike në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë, në lidhje me interesat vitale nacionale do ishte, do ishte dëshpëruese, jo serioze dhe jo efikase ti arritur objektivat tona.

Ndarja e partive politike, në ato që bojkotojnë zgjedhjet Serbe dhe të atyre që marrin pjesë duhet të kaloj mbi interesat personale a partiake. Komentimi nga analizat politike se arsyet që e shtyjnë një a disa parti politike që të marrin pjesë, apo që mos të marrin pjesë duken si qëllime personale, e jo për qëllime kombëtare të kësaj treve- edhe pse thirren në to.

Andaj, pasi jam dënuar, me dënim politik nga EULEX-i pa patur bazë ligjore, por arsyetim politik, kam të drejtë të ju lus ,që të bashkoheni, e mos të shikohen interesat personale, por bashkërisht të gjithë partitë politike t’i bojkotojnë, a të marrin pjesë në këtë rast e rezervoj mendimin personal politik.

Shpresojmë në bashkimin e të gjitha partive politike të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës e që të bashkuar t`i avancojmë të drejtat tona politike , kombëtare në piedestalin më të larte.