PVD, subjekti i vetëm shqiptar që garon në zgjedhjet parlamentare serbe, përmbylli fushatën
Lista zgjedhore ”Partia për Veprim Demokratik Riza Halimi” ka përmbyllur fushatën për zgjedhjet parlamentare që mbahen të dielën në Serbi. Ky subjekt garon me një kandidat për deputet në parlamentin serb.
Subjekti i vetëm shqiptar që garon në zgjedhjet parlamentare të 16 marsit, Partia për Veprim Demokratik, ka përmbyllur fushatën e vetë parazgjedhore me konventat e mbajtura në Preshevë dhe Bujanoc.Qindra anëtarë e simpatizantë të PVD-së në sallën e sporteve në Buajnoc, të mbushur përplot, kanë konfirmuar përkrahjen e listës zgjedhore të PVD-së, transmeton RTK.
Ndërkohë që një përkrahje serioze me prezencën e tyre në konventë e kanë dhënë edhe anëtarët e degës së Unionit Demokratik Shqiptarë në Bujanoc.
I pari i PVD- së, Riza Halimi, në fjalën e tij e ka shpjeguar domosdoshmërinë e marrjes pjesë në zgjedhjet parlamentare.
Lista zgjedhore “Partia për Verpim Demokratik – Riza Halimi” mban numrin 19 në listat votuese, ndërkohë zgjedhjet parlamentare pritet të mbahen të dielën. Ndryshe zgjedhjet parlamentare do të monitorohen edhe nga përfaqësuesit e ambasadave më relevante, si dhe nga monitoruesit e OSBE ODIRit.


