ARKATANA

Ndotja e trafikut dhe tymi nga zjarret e drurit, ashpërsojnë të prekurit me astma

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Rezultatet e një studimi treguan se të rriturit që vuanin nga astma dhe ishin të ekspozuar ndaj ndotjes së rëndë të trafikut, përjetuan një rritje prej 80 për qind të simptomave dhe ata të ekspozuar ndaj tymit të zjarreve, një rritje prej 11 për qind.

Dr. John Burgess në në Universitetin e Melburnit dhe bashkëautor në studim tha se “tani është e rekomandueshme, që të rriturit të cilët vuajnë nga astma nuk duhet të jetojë në rrugët e ngarkuara me trafik dhe se përdorimi për ngrohje me dru duhet të ndryshohet me ngrohje të reja, që shëndeti i tyre të mos përkeqësohet.”

Në studim, u zgjodh një grup prej 1383 personash 44 –vjeçarë, të anketuar për ekspozimin e tyre ndaj tymit nga zjarret e drurit dhe ndotja e trafikut. Pjesëmarrësit u pyetën për nivelin e ekspozimit të tyre, për ekspozimin ndaj frekuencave të trafikut të automjeteve të rënda pranë shtëpive dhe nivelet e tymit të drurit në dimër.

Rezultatet janë bazuar në vetëraportimin e simptomave gjatë një periudhë 12 mujore. Pjesëmarrësit raportuan 2-3 komplikacione në javë (astmë të ashpër të vazhdueshme ) për të njëjtën kohë.

Mobi Casa

Trafiku mendohet se përkeqëson astmën nëpërmjet rrugëve të inflamacionit. Grimca nga tymi i makinave e rënda janë shkaktaret e reagimeve alergjike inflamatore tek njerëzit e ndjeshëm, të cilët vuajnë nga astma.

“Studimi ynë gjithashtu zbuloi një lidhje midis ekspozimit të tymit të drurit dhe ashpërsisë së astmës dhe se përdorimi i drurit për ngrohje është i dëmshëm” tha Dr. Burgess.

Studimi u botua në revistën Respirology dhe është i pari i këtij lloji, për të vlerësuar ndikimin e ndotjes së trafikut dhe tymit të zjarreve për personat mbi moshën mesatare me astmë.

Nga astma vuajnë më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën dhe është një nga sëmundjet më kronike. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.