Mobi Casa

Dan Priboci – Sinonim i bujarisë shqiptare ( In memoriam)

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Fisnikëria dhe bujaria shqiptare e Dan Pribocit, manifestohej me Konakun e tij të burrave, odën tradicionale shqiptare e vetmja e këtij lloji në nivel rajoni e cila bashkonte mendjet e burrave të moshave të ndryshme, duke u dalluar i shembull i mikpritjes shqiptare, të trashëguar në këto anë, brez pas brezi.

Në moshën 86 vjeçare, ndërroi jetë, Haxhi Ramadan Ismaili, i njohur në popull si Haxhi Dan Priboci. Dan Pribocin, ndjesë pastë, gjatë jetës së tij e njohim për një veprimtar të shquar të jetës shoqërore e politike, gjithashtu e njohim për një burrë me cilësi të larta të bujarisë shqiptare.

Ai, për shumë vjet ishte në krye të proceseve shoqërore e kombëtare për avancimin e arsimit shqip në këto hapësira, për legalizimin e Flamurit Kombëtar Shqiptar dhe ngritjen e organizimit fetar në nivel komune dhe më gjerë.

I prirë, gjithnjë, të jetë pjesë e veprimtarive me interes qytetar e kombëtar, Dan Priboci, përmendet për shumë iniciativa për hapjen e shkollës së mesme me mësim në gjuhën shqipe, pastaj edhe për ngritjen e Xhamisë në Bujanoc, veprimtari këto të cilat, më pas i sollën telashe me pushtetin e atëhershëm.

Gjithashtu, Dan Priboci, për shumë vjet ishte pjesë e Këshillit të Xhamisë së qytetit në Bujanoc, duke u angazhuar si predikues i mësimit fetar për nxënësit fillestarë.

UBT

Fisnikëria dhe bujaria shqiptare e Dan Pribocit, manifestohej me Konakun e tij të burrave, odën tradicionale shqiptare e vetmja e këtij lloji në nivel rajoni e cila bashkonte mendjet e burrave të moshave të ndryshme, duke u dalluar i shembull i mikpritjes shqiptare, të trashëguar në këto anë, brez pas brezi.

Oda e Dan Pribocit, nuk shërbente, thjesht, vetëm për të pritur miq e dostallarë, por ajo ka qenë e njohur si një mësonjëtore për shkëmbimin e njohurive dhe përvojave të ndryshme rreth interpretimit dhe komentimit të kaluarës sonë historike e politike.

Lëvizja e Progresit Demokratik dhe lideri i saj Jonuz Musliu, në Kuvendin zgjedhor të partisë, për kontributin e dhënë për çështjen kombëtare, Dan Pribocin, alias Haxhi Ramadan Ismailin e shpalli anëtar nderi të partisë.

Kryesia e Lëvizjes së Progresit Demokratik i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjes Ismaili nga Priboci, Bujanoci, Gjilani dhe më gjerë, për humbjen e vëllait, babait, gjyshit të tyre dhe veprimtarit të devotshëm të çështjes sonë kombëtare, njofton Qendra për Informim e LPD-së./rajonipress/