ARKATANA

Punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Gjilan, pa paga që nga tetori 2016

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Punëtorët shëndetësor të QKMF-së në Gjilan, rreth 62 syresh (6 mjekë, dy stomatologe, dhe pjesa tjetër, teknik medicinal), që nga muaji tetor i vitit 2016, edhe më tej mbeten pa paga mujore.

Sipas një projekti të Karitas – Kosova, për “përkujdesin shtëpiak”, të nënshkruar ndërmjet Karitas – Kosova dhe kryetarit të Komunës, ishte arritë një marrëveshje bashkëpunimi dhe bashkëfinancimi, me afat njëvjeçar, me mundësi vazhdimi, për pagesën e stafit mjekësor dhe teknik medicinal ka thënë Enver Murtezi.

Fillimisht ishte numër më i vogël, i kufizuar i punëtorëve shëndetësor, mirëpo, pas zgjerimit-rritjes së këtij numri, në 63 syresh (madje 4 prej tyre nuk janë fare punëtorë të QKMF-së), kryesisht me militant të LDK-së dhe familjarë të autoriteteve të komunës dhe menaxhmentit të QKMF-së, është pamundësuar pagesa e mjekëve dhe teknikëve medicinal, sipas kësaj marrëveshjeje, tash e katër muaj.

Aq më keq, për shkak të rritjes së këtij numri, jashtë marrëveshjes, ka ndodhë zbritja e pagës së stafit shëndetësor, nën standardin e pagave në nivel vendi.

Uji Dea

Vlen të theksohet se, sipas kësaj marrëveshjeje të bashkëpunimit, komuna participon me mbi 70%, Ministria e Shëndetësisë me rreth 20%, kurse Karitas-Kosova, me rreth 10%.

Përderisa, QKMF nga kodi i vet buxhetor ka mjete financiare për të derdhë në projekte tjera të komunës, siç është projekti i ndriçimit publik, e në anën tjetër, punëtorëve të vet nuk u ipen pagat që nga tetori i vitit të kaluar.

Prandaj, kërkojmë nga kryetari i komunës, z. Lutfi Haziri, që sa më parë t’a kryej obligimin e tij ligjor, të paguaj pagat e mbetura të punëtorëve shëndetësor të QKMF-së, sipas përgjegjësisë që ka marrë përmes kësaj marrëveshjeje thuhet në reagimin e PDK-së, dega në Gjilan të nënshkruar nga Enver Murtezi nga Komisioni për Shëndetësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.