Rikthehet diva
Diva e muzikës shqiptare Adelina Ismajli, së shpejti do të vijë me një këngë të re për të gjithë fansat e saj. Këtë e ka dëshmuar vetë këngëtarja përmes një postimi të sjellë në rrjetin e saj social ‘Instagram dhe Facebook’. Kënga do të titullohet “Karma”, e cila është realizuar në bashkëpunim me këngëtarin Gëzim Gashin.
Përveç këngës, Ismajli ka hapur edhe rrjetin e saj të ri social ‘Instagram’, në të cilin ka vendosur këtë mbishkrim “Të gjithë ju “pa behone” ju që herë pas herë fshehtas më keni ngacmuar deri në krim, mua, dashurinë time, familjen, miqtë, fansat. Neve që jemi NDRYSHE nga ju, përgjigje e keni te Karma. FUCK UR FEELINGS”, ka shkruar diva e muzikës shqiptare, Adelina Ismajli./Tribuna/


