AKR shtrinë aktivitetin edhe në fshatra
Gjilan – AKR ne Gjilan po rritet e fuqizohet çdo ditë e më tepër. Së fundit ajo ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor në fshatin Gumnishtë. Kemi një strukturë të mirë, ekip të mirë dhe kuadro që vërtet na bëjnë të krenohemi thotë Nuhi Nuhiu.
“AKR është shpresa e popullit për një të ardhme më të mirë”, ka thënë Nuhi Nuhiu.
Sipas tij AKR në Gjilan çdo ditë e me tepër po merr përkrahje dhe po mbështetet nga grupet qytetare të zhgënjyera në të gjitha qeverisjet komunale.
Nuhiu tha se është i kënaqur me rrjedhën e procesit zgjedhor pasiqë fuqizimi i saj po bëhet nga të gjitha nivelet. “AKR hyn e përgatitur në zgjedhjet lokale. Kemi një strukturë të mirë, ekip të mirë dhe kuadro që vërtet na bëjnë të krenohemi” tha Nuhiu./rajonipress/


