Eko Higjiena

Drita e pafat eliminohet nga DigitAlb Kupa e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ndeshja e 1/8 së finales në mes Besës së Pejës dhe Dritës, u zhvillua në kushte tejet të vështira klimatike pasi që gjatë tërë ndeshjes binte borë.

Futbollistët e Dritës në këtë ballafaqim fati ju kishte kthyer shpinën pasiqë ishin kryer tri zëvendësimet, Haliti në minutën e 77 u detyrua të largohet nga fusha pas lëndimit, të njëjtin fat e patë edhe futbollisti Nexhipi i cili në minutën 97 u desh ta braktisë ndeshjen për shkak dhimbjes në këmbë.

Këtë më së miri e shfrytëzuan futbollistët e Besës duke krijuar epërsi në fushë.

Futbollistët e Dritës mjaft mirë e zhvilluan ndeshjen deri në minutën e 42 të pjesës së parë, pas një harkimi nga këndi më së miri gjendet Miftaraj i cili me kokë nga 5 metra mposht portierin Latifaj.

Futbollistët e Dritës arrinë të barazojnë rezultatin në minutën e 76, pas kombinimeve të mira Livoreka gjendet më së miri i cili nga 10-të metra gjen portën e portierit të Besës Kolshi.

UBT

Në vazhdim të ndeshjes dy herë nga 15-të minuta në minutën e 97 pas harkimit nga këndi mbrojtësi Turku nga 4 metra me kokë mposht Artan Latifin duke ngrit epërsinë në 2-1.

Pas largimit nga fusha të futbollistit Nexhipi futbollistët e Besës dominuan plotësisht në fushë, duke krijuar raste shënimi siç ishin në minutën 99 dhe në atë 101, së pari Qorraj e pastaj dhe Kasapi të vetmuar dështuan të shënojnë.

Në minutën e 114 pasi një kundërsulmi të shpejt Xhevdet Shabani pason saktë deri te Kasapi i cili nuk e patë vështirë të gjen rrjetën e Latifit duke ngrit epërsinë në 3-1.

Në këtë ndeshje ishin edhe tifozët e Dritës “Intelektualët” në një numër të konsiderueshëm duke mbështetur skuadrën e tyre në 120 minuta./rajonipress/