Marina Vjollca kundër vendimit të UEFA-s
Bukuroshja Marina Vjollca nuk ka hezituar fare për të bërë një reagim ndaj vendimit të UEFA’S që është bërë publik sot, e që është në të keqe të Kombëtares Shqiptare.
UEFA ka vendosur që me rezultat zyrtar 3-0, ta ndëshkoj Shqipërinë për lojën kundër Serbisë që u zhvillua në Beograd, përkatësisht në stadiumin e Partizanit, raporton Indeksonline.
Marina ka bërë publik një status ku si mbishkrim ka thënë “E NEVERITSHME!
#shqiperietnike”, ndërsa i ka bashkangjitur edhe një fotografi në të cilën është e shkruar UEFA e me flamurin e Serbisë, ndërsa poshtë saj është një dorë që ka ngritur gishtin e mesit për këtë vendim dhe për UEFË’N.
Në linkun më poshtë mund të ndiqini këngën “Luanët”. /Indeksonline/


