PDK: A janë kapur nga Sokol Haliti, Institucionet e pavarura në Komunën e Vitisë?
Viti – Në një reagim të degës së PDK-së në Viti thuhet se gjatë homazheve në varrezat e Dëshmorëve me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i Komunës Sokol Haliti kishte vendosur që të “shkrinte” dy institucione të pavarura vetëm e vetëm që të tregoj potencën tij para qytetarëve të Komunës së Vitisë.
Partinë Demokratike dega në Viti nuk e befasojnë veprimet e Sokol Halitit që shkelin parimet kushtetuese të ndarjes së pushteteve dhe as blerja 7 mijë euro e çmimit “Ambasador Nderi i OKB-së” nga një organizatë matrapazësh nga Shqipëria, mirëpo shprehim keqardhje për Komandantin e Policisë të stacionit të Vitisë z. Agim Lipovica dhe Kryetari i Gjykatës në Viti z. Skender Shefkiu për rënien pre e tyre dhe institucionit që përfaqësojnë, në makinacionet dhe qëllimet e Sokol Halitit për promovime hipokrite e mburrëse.
Kryetari i Komunës e ka kuptuar se demagogjisë dhe fjalëve ju ka ardhur fundi. PDK Dega në Viti kërkon nga Kryetari i Komunës që të tërhiqet nga kapja e institucioneve të pavarura dhe të respektojë ndarjet e pushteteve, kurse nga Komandanti i Policisë dhe Kryetari i Gjykatës të jenë të paanshëm dhe profesional thuhet në reagimin e kryesisë së PDK-së dega në Viti./rajonipress/


