United Hospital

Rritet eksporti i parasë nga Kosova

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kosova eksporton para të gatshme më shumë se secili vend tjetër i Evropës. Krejt kjo për shkak se vazhdon të ketë nivel të lartë të importit në raport me eksportin. Si rezultat i mungesës së prodhimeve vendëse që mbulojnë nevojat për konsum, deficiti tregtar këtë vit ka shënuar rritje në krahasim me vitin paraprak.

Në tetë mujorin e parë të këtij viti deficiti tregtar është për afër 20 milionë euro më i lartë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

FIDANISHTJA

Sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), deficiti tregtar gjatë kësaj periudhe kohore ka qenë në vlerë prej 1 milionë e 412 mijë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak ishte 1 milionë e 391 mijë euro. Gjatë kësaj periudhe Kosova ka importuar 1 milion e 620 mijë euro, përderisa ka eksportuar vetëm 208 milionë euro.

Njohësit e ekonomisë vlerësojnë se i gjithë ky bilanc vjen si pasojë e mos-aftësisë konkurruese të prodhuesve kosovarë. Ata thonë se Qeveria e Kosovës do të ishte dashur që të krijojë një listë të përparësive konkurruese që ka Kosova në raport me vendet tjera.Profesori i ekonomisë, Nagip Skenderi, ka thënë për Tribuna se rritja e deficitit tregtar është si pasojë e konkurrencës së fortë nga jashtë./Tribuna/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.