Uji Dea

Albana Mesuli, këngëtarja që shkëlqeu në 2014-ën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Mund të themi me plot kuptimin e fjalës se ajo është një nga këngëtaret më të ëmbla të skenës shqiptare. Duke nisur nga origjina e saj që lidhet me artin e deri te çmimet dhe paraqitjet e saja të suksesshme në skenat shqiptare.

Kjo është këngëtarja Albana Mesuli, e cila vazhdon të mendojë të sjellë për fansat e saj të tjera hite. Njëri prej të cilëve është gati për të ardhur me një super video, ky do të jetë një baladë e bukur edhe me videoklip të mirë realizuar që mban firmën e produksionit ‘Swart Production’.

Eco Higjiena

Këngëtarja simpatike shkodrane në këtë vit që jemi si duket do të mbyllë vetëm me triumfe, pasi patjetër që ka qenë viti i saj duke nisur nga pjesëmarrja e saj në festivalin ‘Çelësi Muzikor’ ku për herë në parë në Kosovë fiton çmimin me këngën ‘Je pikë në zemër’ si ‘Best Duo’ në duet me kolegun e saj Ardit Behxheti, e më pas sërish në Kosovë fiton në spektaklin e madh ‘Zhurma Show’ çmimin e televizionit.

Kohët e fundit Albana i ka besuar veshjet e saj stilistit të njohur shqiptar Joni Peci, e duke gjetur gjuhën e përbashkët ajo ka ditur të vijë sa më bukur në çdo paraqitje dhe në klipet e fundit. Por ne jemi në pritje të këngës së saj më të re me anë të klipit që beosjmë se do të jetë brenda këtyre ditëve dhe do të kthehet në një hit, e cili do të jetë suksesi i radhës pritet të shihet nga këngëtarja Mesuli.